E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tunizi, mblidhet qeveria e re

Qeveria e re tuniziane deklaroi se do të njohë të gjithë grupet politike të shpallura të jashtëligjëshme nga ish-presidenti, Ben Ali.

Ky vendim u mor në mbledhjen e parë të qeverisë së përkohëshme në Tuniz, e cila është e ngarkuar edhe me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme në vend, pas protestave masive e të dhunshme që përfshinë vendin për thuajse 1 muaj me radhë.

U vendos gjithashtu edhe mbajtja e zisë kombëtare dhe ulja e flamurit në gjysmë-shtizë për 3 ditë, në nderim të dhjetra personave që humbën jetën nga përleshjet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›