E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tunizi nen hetim llogarite e Ben Ali-se

Prokurorët tunizianë kanë nisur një hetim ndërkombëtar mbi pasurinë e presidentit të larguar, Zine al-Abidine Ben Ali dhe të ardhurat e të afërmve të tij, bëri të ditur sot Agjensia Tuniziane e Lajmeve.

Hetimi do të ketë në qendër tëvëmendjes transaksionet ilegale dhe llogaritë e huaja. Lëvizja vjen një ditë pasi zyrtarë të një banke zvicerane vendosën të ngrinin llogarinë e mbajtur atje nga Ben Ali.

Ndërkohë, me mijëra protestues u mblodhën edhe sot në Tuniz, duke detyruar qeverinë provizore të sapoformuar që të shtynte mbledhjen e saj të parë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›