Tunizi, pengmarrja vazhdon
Ne dramen e pengjeve te dy austriakeve te rrembyer ne Afriken veriore, ka perfunduar afati i nje ultimatumi nga rrembyesit. Autoritetet ne Vjene bene te ditur se s'ka ende asnje mesazh te ri nga rrembyesit. Te dy turistet ishin rrembyer ne fund te shkurtit ne Tunizi, prane kufirit me Algjerine, nga persona te armatosur. Kete veprim e mori persiper me pas organizata terroriste, Al Kaida, me qender ne Magrebin islamik. Pengmarresit kishin kerkuar te holla dhe lirimin e disa shokeve te tyre nga burgjet algjeriane dhe tuniziane. Austria e ka perjashtuar prere mundesine e dhenies se parave per lirimin e pengjeve.