Haxhinasto - Çitaku: Bashkëpunim për hetimin e raportit të Martyt

Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto ka zhvilluar një takim ditën e sotme me homologen e tij kosovare Vlora Çitaku. Krerët e diplomacisë kanë biseduar për raportin e Dick Marty. Ndër të tjera, Haxhinasto ka theksuar se raporti i Dick Marty, është i pabazuar në fakte, e këto të dhena që janë shfaqur e që janë bërë mediatike, janë të dhëna jo reale.
Haxhinasto foli më tej dhe për diskutimet e zhvilluara mbi çështjen e Kosovës, ku ripërsëriti se qëndrimi i Shqipërisë është i njohur tashmë, për një bashkëpunim dhe hetimin e këtyre cështjeve.
Haxhinasto është shprehur se “raportuesi i Këshillit të Evropës ka bërë akuza të pabazuara në fakte”, dhe për këtë kërkon hetim.