E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tunizia kerkon ekstradimin e Ben Ali-se

Tunizia kërkoi zyrtarisht ekstradimin e ish-presidentit Zine al-Abidine Ben Ali, i cili u strehua në Arabinë Sauditë në mesin e janarit, pas protestave masive në vend.


74-vjeçari raportohet aktualisht shumë i sëmurë, pasi pësoi një atak në zemër. Ai ndodhet në një spital në Xhedah, por ka edhe burime ndërkombëtare që sigurojnë se Ben Ali ka ndërruar jetë, por vdekja e tij po mbahet e fshehtë.

Së bashku me kërkesën për ekstradim për shkak të “pjesëmarrjes së tij në vrasjen e më shumë se 200 tunizianëve gjatë protestave në vend”, autoritetet tuniziane i kërkuan Riadit zyrtar informacion për gjendjen shëndetësore të ish-diktatorit, së bashku me një konfirmim nëse është apo jo ende në jetë.

Aktualisht, Tunizia drejtohet nga një qeveri e përkoheshme, e cila po përgatit vendin për zgjedhjet e përgjithshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›