Tunizia shpall qeverinë e re

Liderët e përkohshëm të Tunizisë e shpallën formimin e qeverisë së re, pas përmbysjes së presidentit Zine el Abidine Ben Ali.
Kryeministri Mohamed Ganushi do të mbetet, ashtu si dhe disa ministra te tjerë. Qeveria do t`i përfshijë edhe tre udhëheqës të opozitës, dhe do ta shpërbëjë ministrinë e informacionit.
Ganushi tha se qeveria do të hetojë çdo të dyshuar për korrupsion apo pasurim gjatë sundimit të Ben Aliut.