E Hënë, 2 Nëntor 2026

Turi “Conoscere l’Albania”, ndalesë në Krujë

TIRANË, 7 shtator /ATSH/ Turi “Conoscere l’Albanie” ka nisur në 5 shtator dhe pritet të vazhdojë deri në 15 shtator.

Ndalesa e parë e turistëve italian, që zgjedhin të shijojnë bukuritë dhe atraksionet e vendit tonë, përmes makinave retro ishte qyteti historik i Krujës.

Turistët italianë, bashkë me pasionin e tyre për makinat retro sollën në Shqipëri bukurinë e Fiat Topolino, simbol i historisë automobilistike.

Ky tur është vetëm fillimi i një udhëtimi të jashtëzakonshëm që do t’i çojë turistët e huaj në qytete dhe vende të mrekullueshme shqiptare.

Turi “Conoscere l’Albanie” në qytetin e Krujës 1 nga 10

/e.i//a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›