Shkodër, mbi 80 sportistë nga rajoni në edicionin e 13-të të “Triathlon Labeat”

TIRANË, 7 shtator /ATSH/ Bashkia Shkodër njoftoi mbajtjen e edicionit të 13-të të garës sportive “Triathlon Labeat 2025”, e cila mblodhi mbi 80 sportistë nga Shqipëria dhe rajoni.
Gara u zhvilluan në tri disiplina sportive – çiklizëm, not dhe vrapim – përgjatë brigjeve të liqenit të Shkodrës. Aktiviteti, tashmë i kthyer në traditë, solli emocione të forta për pjesëmarrësit dhe publikun, duke promovuar njëkohësisht edhe vlerat natyrore të liqenit më të madh në Ballkan.
“Triathlon Labeat” konsiderohet një nga aktivitetet sportive më të rëndësishme në Shkodër, që tërheq çdo vit sportistë profesionistë e amatorë, duke e pozicionuar qytetin si një destinacion të rëndësishëm sportiv dhe turistik.
1 nga 12/a.f/