Turi Contador Nuk e di nese do te sulmoj

Pas shtatë etapave të para të Turit të Francës, tashmë vijnë dy etapat e para malore dhe ky do të jetë rasti i Alberto Contador për të sulmuar.
Dy herë fituesi i Turit, çiklisti spanjoll konsiderohet si një prej favoritëve kryesorë për titullin dhe pritet që nga dita e sotme ai të nisë sulmin për fanelën e verdhë të kryesuesit. ”Në ditën e tetë do të shohim se çfarë do të ndodhë. Gjithçka do ta përcaktojmë gjatë garës, në funksion të ndjesive që do të kem unë dhe shokët e skuadrës. Gjatë garës do të vendosim nëse do të përzgjedhim një taktikë më konservatore apo më ofensive”, deklaroi Contador. Përsa i përket garës në vetvete, spanjolli shfaqi shqetësim për ngjitjen e Pailheres, e kategorisë së parë. “Është një prej pikave më të vështira të Turit dhe do të jetë edhe më e vështirë prej nxehtësisë. Pa dyshim që në këtë qafë do të ketë çiklistë që do të mbeten pas, shpresojmë vetëm që kjo të mos ndodhë me ne”, deklaroi Contador. / Top Channel