E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidente rrugore ne Durres e Milot dy te vdekur

Dy aksidente rrugore kanë ndodhur mëngjesin e të shtunës në Durrës dhe në Milot, me pasojë vdekjen e dy personave.

Aksidenti i parë ndodhi në vendin e njohur si “rreth-rrotullimi i Shën Vlashit”, kur drejtuesi i mjetit Shpëtim Tepshi humbi kontrollin e makines. Policia e Shtetit informoi se automjeti i përfshirë në aksident, një Benz me targa DR 5629 D ishte përplasur dhunshëm me trafikndarësen e rreth-rrotullimit. Si rrjedhojë, gjeti vdekjen e menjëhershme drejtuesi i automjetit, që në atë moment po udhëtonte i vetëm. Ndërsa aksidenti tjetër është regjistruar rreth orës Aksidente rrugoreShkodër, aksident me pasojë vdekjenAksidente me viktima Aksident i rëndë në Librazhdi, vdes 28-vjecari 09:00, në aksin rrugor Milot-Rubik, pranë lagjes së Skelajve, ku një motor ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i tij. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se viktima është shtetasi Antonio Keçi, 40 vjeç. Ndërkaq uniformat blu të Milotit kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, por paraprakisht mendohet se viktima ka udhëtuar me shpejtësi jashtë normave të lejuara. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›