E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turi Contador Vendosem te sulmonim

Në përfundim të etapës së 13, Alberto Contador (Saxo Tinkoff) rekuperoi 1 minutë e 9 sekonda nga lideri i renditjes së përgjithshme të Turit të Francës, Chris Froome.

Ciklisti spanjoll theksoi se vendosi që të sulmonte fanelën e verdhë pasi pa se Sky nuk ishte në gjendje të mirë. “Pamë që ritmi i pelotonit nuk ishte shumë i lartë. Gjithashtu vumë re se skuadra e Froome nuk ishte shumë e fuqishme dhe vendosëm ta provonim sulmin. Nuk e prisja që të shkurtoja diferencën në një etapë si kjo e sotmja.” Të shtunën do të zhvillohet etapa e 14, Saint-Pourçain-sur-Sioule / Lyon, e gjatë 191 km. / Top ChannelTuri i Frances
Froome: Turi nuk ka etapa të lehta
Turi, Cavendish fiton etapën e 13
Boason Hagen braktis Turin e Francës

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›