Premiera Tri motrat mirepritet nga publiku
Edhe pse vere regjisorja Arjeta Dhimo preferoj te vë në skenë një drame. Shfaqja “Tri motrat” afroi distancën mes aktorëve në skenë dhe spektatorit… duke krijuar një farë intimiteti mes palëve…
Vepra e vështirë përcjell mesazhe aktuale për dashurinë, punën dhe stilin e të jetuarit. Punën me këta të rinj e cilëson si mjaft të veçantë. Realizimin e shfaqjes preferon ta përkufizoj se është punuar me dashuri… pa folur për çfarë është bërë mirë, apo duhej ndryshe
Aktorja Laura Nezha menjëherë pas premierës thotë se kishte ardhur koha për një dramë
Dhimo jo vetëm regjisore por edhe interpreton në skenë rolin e një 65 vjeçare
Shfaqja “Tri motrat” i kishte qëndruar besnik subjektit, por 4 aktet ishin rrudhur për shkak të kohës. Skena dhe kostomugrafia janë mbajtur në kohën kur ngjarjet zhvillohen afro 1 shekull më parë…..
Spektatori i dashur i teatrit i cili kësaj here ishte zhvendosur te Tirana Ekspres e mirëpriti pjesën.