E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turi Froome penalizohet me 20 sekonda

Lideri i Turit të Francës, Chris Froome, është ndëshkuar nga organizatorët me 20 sekonda (që do t’i shtohen kohës së tij në etapën e 18) për furnizim të paligjshëm me ushqime.

Gjatë ngjitjes së dytë të Alpe d’Huez, shoku i tij i ekipit Sky, Richie Porte, i dha ushqime të cilat keniani me nënshtetësi britanike i konsumoi në një zonë të ndaluar nga organizatorët e garës. Froome vuajti shumë në këtë etapë dhe Richie Porte ishte ai që e ndihmoi me ushqime të pasura me sheqer pasi “benzina” e fanelës së verdhë kishte përfunduar dhe rrezikonte të kalonte në gjendje të fikëti. / Top ChannelTuri i Frances
Turi, Contador: Isha në një ditë të keqe
Turi, Riblon fiton etapën e 18
Contador: Do të tentoj të sulmoj Froome

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›