E Shtunë, 31 Tetor 2026

E League Kukesi mund 3-2 Sarajevon

Kukësi ka mundur me rezultatin 3-2 boshnjakët e Sarajevos në ndeshjen e parë të turit të dytë eliminator të Europa League, të zhvilluar në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

Hoxha kaloi në avantazh Kukësin në minutën e 24, gol që u përmbys brenda një minuti nga miqtë. Popoviç shënoi një gol në portën e tij dhe vetëm disa sekonda më pas Todoroviç shënoi edhe golin e dytë duke e vështirësuar shumë takimin për ekipin e drejtuar nga Armando Cungu. Por, në sekondat e fundit të pjesës së parë, Popoviç shlyen gabimin e tij duke barazuar rezultatin në 2-2 pas një goditjeje këndi. Goli i fitores për Kukësin erdhi në minutën e 58 pas një gabimi shumë të rëndë të portierit të Sarajevos, i cili praktikisht i fali topin me portën e boshatisur mesfushorit Allmuça dhe kapiteni pati detyrën e lehtë që ta shtynte topin në rrjetë. Ndeshja e kthimit do të luhet më 25 korrik, në stadiumin “Asim Ferhatovic Hase” të Sarajevës. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›