E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turi Kittel fiton etapen e dhjete

Marcel Kittel ka fituar etapën e dhjetë të Turit të Francës, 197 kilometra nga Saint-Gildas-des-Bois në Saint-Malo. Fituesi ka lënë pas në sprintin final gjermanin Greipel. Frikë në metrat e fundit të kësaj etape kur hollandezi Tom Veelers është penguar nga Mark Cavendish duke u rrëzuar.

Fanela e verdhë e kryesuesit vazhdon të mbahet nga Christopher Froome. Etapa e dhjetë u karakterizua nga “arratisja” e 5 çiklistëve kur duheshin edhe 100 kilometra nga fundi. Cousin (Europcar), Simon (Sojasun), Oroz (Euskaltel), Mate Mardones (Cofidis) dhe Westra (Vacansoleil) krijuan një avantazh prej 3 minutash e 49 sekondash nga ndjekësit. Këta pesë çiklistë u arritën nga grupi i madh vetëm në kilometrat e fundit dhe në fund ishte Kittel ai që arriti suksesin Turi i FrancesTuri, Kittel: I lumtur që përsëris fitorenTuri, Froome: Rivali im është ValverdeContador: Froome, i avantazhuar në kronometër duke lënë pas Greipel dhe Cavendish. Ja renditja e përgjithshme e Turit pas 10 etapash: 1 - Chris Froome (Sky) 2 - Alejandro Valverde (Movistar) 1'25'' 3 - Bauke Mollema (Belkin) 1'44'' 4 - Laurens Ten Dam (Belkin) 1'50'' 5 - Roman Kreuziger (Saxo) 1'51'' / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›