E Shtunë, 31 Tetor 2026

Contador Froome i avantazhuar ne kronometer

Alberto Contador po përpiqet të evitojë me çdo kusht rrëzimet në sprintet finale dhe pas përfundimit të etapës së dhjetë të Turit të Francës, spanjolli deklaroi se është i kënaqur që nuk u përfshi në rrëzimin që dëmtoi hollandezin Tom Veelers.

“Duhet të shmangim rreziqet dhe sot ia dolëm”, theksoi çiklisti i Saxo-Tinkoff, i cili foli edhe për etapën e kronometrit individual ku favoriti kryesor është fanela e verdhë, Chris Froome. “Froome niset me avantazh për rendimentin, formën që po kalon dhe rezultatet e fundit. Do të jetë një etapë e vështirë dhe duhet dhënë maksimumi. Objektivi im është të minimizoj diferencën në fund. Për momentin nuk mund të mendoj për fitoren në Tur”, shtoi Contador. / Top ChannelTuri i Frances
Turi, Kittel: I lumtur që përsëris fitoren
Turi, Froome: Rivali im është Valverde
Turi, Kittel fiton etapën e dhjetë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›