E Diel, 1 Nëntor 2026

Turi i 80-të çiklistik në Shqipëri, Policia Rrugore merr të gjitha masat (VIDEO)

Turi i 80-të çiklistik në Shqipëri, Policia Rrugore merr

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat e duhura për garantimin e mbarëvajtjes së turit të 80-të çiklistik ndërkombëtar, që po zhvillohet në Shqipëri.

Aktiviteti sportiv nisi në datën 22 maj dhe do të përfundojë në datën 26 maj. Aktiviteti përfshin 5 etapa garash me itinerare të gjata, në disa nga asket rrugore kombëtare.

Në këtë aktivitet marrin pjesë 15 ekipe nga vende të ndryshme të botës dhe 150 garues.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit mori masa për garantimin e mbarëvajtjes së turit të 80-të çiklistik ndërkombëtar, që po zhvillohet në Shqipëri, i cili nisi më datë 22.05.2023 dhe do të përfundojë më datë 26.05.2023.

Shërbimet e Policisë Rrugore, ato të patrullave të përgjithshme dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të dvp-ve Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, në bashkëpunim me organizatorët e aktivitetit ndërkombëtar “Turi i 80-të çiklistik”, që po zhvillohet në vendin tonë, kanë marrë masa për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, përsa i përket sigurisë rrugore dhe sigurisë së rendit publik.

Aktiviteti çiklistik përfshin 5 etapa garash me itinerare të gjata, në disa nga asket rrugore kombëtare. Në këtë aktivitet marrin pjesë 15 ekipe nga vende të ndryshme të botës dhe 150 garues. Kanë përfunduar me sukses 3 etapa të këtij turi dhe do të zhvillohen më datat 25 dhe 26 maj, 2 etapat e fundit të tij.

  • Më datë 25.05.2023, në orën 12:00, me itinerarin “Lungomare, Vlorë – Fier - Mbrostar Ura”, “Fier – Levan - Tepelenë” dhe përfundon në Përmet, në orën 18:30.
  • Më datë 26.05.2023, në orën 10:00, me itinerarin “Qendra e Përmetit –Tepelenë - Levan” dhe përfundon në Fier, në orën 13:00.

Policia e Shtetit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët për mirëkuptimin gjatë 3 fazave të këtij aktiviteti çiklistik, si dhe apelon dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin qarkullimin në akset rrugore që janë pjesë e itinerarit, në oraret e zhvillimit të aktivitetit, gjatë 2 etapave të fundit të tij.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›