E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turi i Frances Cavendish fiton etapen e peste

Mark Cavendish dëshmoi se vazhdon të jetë mbret i sprintit, ndërsa fitoi në 5 orë, 31 minuta e 51 sekonda etapën e pestë të Turit të Francës, Cagnes-Sur-Mer deri në Marsejë, e gjatë 228 kilometra.

Një etapë me disa ngjitje të lehta, por me një finish të gjatë në dishezë, ajo e së mërkurës i dha jetë një spektaklti të veçantë, ndërsa Cavendish mposhti në sprintin final specialistë të mirënjohur të kësaj faze të garës, si Sagan, Greipel apo Gerrans. Fituesi i etapës së tretë, australiani Gerrans, ishte në gjendje që të kryesonte një grup të shkëputur, 41 kilometra nga finishi, por diferenca që i thellua deri në një minutë e gjysmë, Turi i FrancesTuri, Contador: Sukses që nuk u rrëzovaTuri, Gerrans shijon momentinContador: Nuk humbëm shumë sekonda nga Sky rezultoi e pamjaftueshme për t’i shpëtuar “thithjes” nga grupi i madh në tre kilometrat e fundit. Megjithatë, ndonëse nuk arriti të fitonte etapën, Gerrans përfundoi me kohë të njëjtë me Cavendish dhe vazhdon të ruajë fanelën e verdhë të kryesuesit edhe një ditë më shumë. Turi i Francës, një eksluzivitet i “Top-Channel”, po transmetohet në mënyrë të përditshme në ekranin tonë pas edicionit të lajmeve të orës 15:00. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›