Kritiku Giancarlo Politi kerkese Edi Rames
Artistët që u përfshinë në fushatën elektorale të së majtës, veçanërisht në mbështetje të Edi Ramës, me siguri ruajnë përtej mesazheve qytetare një ëndërr për Tiranën kulturore.
Nuk dimë sa këshillues kanë qenë ata për çështjet që ka zënë kultura në programin politik të Partisë Socialiste për qeverisjen e ardhshme. Askush nuk ka folur për këtë.
Veterani i kritikës ndërkombëtare, botuesi milanez i revistës historike të artit pamor “Flash Art”, kur pagëzonte Bienalen e Tiranës në vitin 2001 dhe botonte “Escape” ai u sugjeronte Tiranën gati 200 artistëve nga bota, si një vend ku liria ishte akoma në formën e saj të virgjër në kaos. Politi iku i zemëruar nga reagimi që patën vendasit ndaj ngjarjes. E tani ai ka një kërkesë për mikun e kohëve të vjetra, kryeministër i ardhshëm.
Në një mesazh për ABC NEWS ai thotë se beson që Edi Rama dëshiron dhe mundet ta bëjë Tiranën kryeqytet të artit:
“Tirana më duket një qytet mikpritës, disi anarkist dhe tolerant, ashtu siç iu pëlqen artistëve, të cilët deri më sot kanë zgjedhur Berlinin si vend pune dhe rezidence, sidomos për koston e ulët të studiove dhe të apartamenteve, edhe pse në dimër qyteti për shkak të të ftohtit, bëhet pothuajse i pajetueshëm: Atëherë përse të mos krijohet një lagje mikpritëse në Tiranë dhe me studio e strehime të përballueshme nga të gjithë, ku edhe në dimër mund të jetohet mirë dhe ku kuzhina mund të jetë nga më të mirat në Europë dhe gjithnjë me çmime mëse të përballueshme?
Besoj që Edi Rama është i vetmi kryeministër në Europë që do mund ta realizonte këtë ëndërr të shumë artistëve. Ai ka aftësinë, përvojën dhe pushtetin për një Eldorado të arteve në një moment të vështirësive të mëdha. Do të ishte i nevojshëm një projekt i fortë që të përfshinte një pjesë të madhe të të qytetit dhe të komunitetit artistik shqiptar dhe vullnetin e mirë politik por edhe të kujtdo që mendon se arti mund të përmirësojë jetën.”
Po çfarë ka ndodhur kur Edi Rama kishte po aq pushtet sa edhe hapësirë veprimi, ministër kulture dhe kryetar bashkie? Mendimi i Politit është ky:
“Me Edi Ramën kryetar bashkie (e para kësaj ministër kulture) Tirana hyri në vemendjen ndërkombëtare si kryeqytet i ndjeshëm ndaj artit bashkëkohor. Bienalja e Tiranës e vitit 2001, që realizuam së bashku dhe që u bë simbol i cilësisë së lartë me kosto të ulëta, i hapi rrugë bienaleve të tjera në vende në zhvillim e ku as që mendohej. Bienale që ia dolën të tërheqin vëmendjen për kushtet e kulturave lokale. Me Edi Ramën mund të rimerrej Bienalja historike e Tiranës dhe të thitheshin më shumë artistë dhe kuratorë.”
Shembulli i Bienales së Tiranës sillet të shprehur filozofinë e artit publik me veprim të drejtpërdrejtënë jetën e qytetit. Në një dekadë të Edi Ramës kryetar bashkie transformimi i fasadave të Tiranës tërhoqi edhe artistë ndërkombëtarë si Eliasson, Gillick, Gonzalez-Foerster, Ackermann për t’i kthyer blloqe të tëra pallatesh për banim në vepra arti.
Në videon “Dammi i colori” me bashkëautor Anri Salën, Edi Rama shpall një manifest të politikës, artit dhe urbanistikës njëherësh, për qytetin që si një trup po plakej në heshtje :
“Ambicia për ta bërë këtë qytet një qytet zgjedhjeje dhe jo një qytet dënimi të fatit, është një utopi në vetvete...
Raporti midis kryetarit të bashkisë dhe zgjedhësit është si raporti midis artistit dhe spektatorit. Është një raport shumë stresant, sepse është një përpjekje e përditshme e cila zhvillohet në sytë e njerëzve dhe që në fund të fundit aspiron zemrat e njerëzve.”
“Dammi i colori”, Anri Sala, Edi Rama 2003
Te ky manifest u ngjiz vite më vonë “Kurban”, katakeza e Ramës.
Tani për tani, fjala kyç që propozon e majta për kulturën është reformë institucioneve. Mision i lënë në mes në fillimet e politikanit atëkohë pa parti.