Turi i Francës flet anglisht, fiton Dejvid Milar etapën nr. 12, 226 km
Çiklizëm
Britaniku fitoi, pasi mundi në sprintin dysh francezin Peraud. Frikë për Sagan, skualifikohet Gos
Turi i Francës rikthehet të flasë sërish anglisht, sepse, pas sukseseve të Mark Kavendish (sprint), Kris Froome (malore) e Bredli Uigins (kronometër), Dejvid Milar fiton etapën e 12 me një shkëputje në fundin e garës. Ndryshon vetëm skuadra, sepse tre të parët janë të Sky, ndërsa Milar (35 vjeç) garon për Garmin-Barracuda në një tur problematik, pas tërheqjes së pafat të kapitenit të tij, Ryder Hesjedal. Etapa e 12 është më e gjata e Turit të Francës 2012: 226 kilometra. Një etapë me një planimetri shumë origjinale (dy malore dhe pastaj 150 kilometra fushore) për sulmuesit: e provuan 18 çiklistë, por pas 20 kilometrash vetëm Milar me 5 të tjerë rezistojnë). David Monkutier (Cofidis) u tërhoq pas një rrëzimi të dhunshëm në dishezën La Rochette. Uigins bën një shkëputje demonstrative ndaj rivalëve në klasifikim, në majën e malores së dytë. Në pjesën e parë të dishezës teknike drejt Saint Pierre d’Entremont, Peter Sagan, i ndjekur nga 7 çiklistë të tjerë nis kundërsulmin, por grupi i fanellës së verdhë është ribashkuar që në kilometrat e para fushore, para se të lejonte sulmuesit të arratiseshin më shumë se 13 minuta distancë. Fundi i garës ishte shumë i hapur, sepse përpara kishin një malore të parregullt, prej rreth 2 kilometrash: Martinez e Kiserlovski janë më të mirët në ngjitje, Peraud kërkonte fitoren e katërt franceze si kapiten i AG2R, Gautier tris-in për Europcar, pas dy sukseseve të fundit të Voeckler e Roland, por triumfoi më eksperti, Dejvid Milar, duke sulmuar me Peraud në 2 kilometrat e fundit nga finishi dhe duke kaluar transalpinin në sprint. Fluturimi dysh përsëritet edhe para grupit për pikët e fanellës jeshile: Metju Goss fiton ndaj Sagan, por, për ndryshimin e drejtimit nga ana e tij për të bllokuar sllovakun, meritoi skualifikimin. Klasifikimi i pandryshuar: për liderët e përgjithshëm (Uigins, Froome, Nibali, Evans e Jurgen Van Den Broeck), ishte në praktikë një etapë transferimi. David Milar është një njohje e vjetër e Grande Boucle: britaniku ka fituar prologun 2000, të famshmin kronometër 2003 të Nantes (me duelin Armstrong-Ulrih në rrebesh), një tjetër etapë Lavelanet-Béziers në votom 2002 dhe kronometrin e skuadrës në Les Essarts të sezonit të kaluar. Milar është mes çiklistëve në aktivitet, me të paktën një etapë të fituar në tur (tri ditë ka mbajtur bluzën e verdhë në 2000), në xhiron e Italisë (kronometri i Milanos 2011).
Triumfi
Fitorja e 5 për Milar nga viti 2000, e katërta për britanikët në këtë edicion, pas sukseseve të Kavendish, Froome e Uigins
Etapa e 12
1. Dejvid Milar
2. Zhan-Kristof Peraud
3. Egoi Martinez
4. Gautier (Fra)
5. Kiserlovski
Klasifikimi i Përgjithshëm
1. Bredli Uigins
2. Chris Froome 2’05″
3. Vincenzo Nibali 2’23″
4. Evans 3’19″
5. Van den Broeck 4’48″
Turi i Francës flet anglisht, fiton Dejvid Milar etapën nr. 12, 226 km burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip