Ekspertët: Ja si trukohet Premier Liga
Ekspertë të basteve kanë deklaruar se yjet e skuadrave të Premier Ligës nxjerrin informacione sekrete të ekipeve të tyre për të përfituar shuma të mëdha parash. Pas skandalit të ish-kapitenit të Suathemptonit (Klaus Lundekvam), i cili pranoi se kapitenët e skuadrave të Premier Ligës në kohën kur ai luante në Angli vinin rregullisht baste deri në 1000 paund për skuadrat e tyre, është pasuar nga një tjetër investigim i tabloidit The Sun. Një ekspert i basteve në Lindjen e Largët, i cili monitoron tregjet e basteve në të gjithë botën, tha: Sezonin e shkuar ndodhi një incident me një ndeshje të Premier Ligës. Një lojtar i njohur ishte i dëmtuar. Por, përpara se në Angli të mësohej se ai nuk do të luante, koeficienti i aktivizimit të tij ishte ulur në mënyrë drastike. Kjo shpjegon se dikush brenda klubit nxjerr informacione sekrete. Ndërkohë që një person që merret me vendosjen e koeficienteve shpjegon se si arrijnë ti zbulojnë ndeshjet e trukuara përmes monitorimit të sistemeve: Është një shërbim i quajtur Betradar, i cili monitoron qindra e qindra tregje bastesh në të gjithë botën. Nëse bie një koeficient në mënyrë drastike, atëherë ky sistem sinjalizon gjithçka.