Turi i Ramës për ekonominë, PS shpalos platformën për biznesin
Platforma për biznesin dhe situata ekonomike në vend ka mbledhur në një diskutim me qytetarët Partinë Socialiste të Shqipërisë. Debati publik, i cili po mbahet në Teatrin e Operas dhe Baletit, po drejtohet nga paneli i përbërë nga Sekretari për Programin në Partinë Socialiste, Ilir Beqja, deputetja Mimi Kodheli dhe deputeti Erjon Brace dhe ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Shkëlqim Cani, të cilët po përqëndrohen kryesisht në efektet e krizës në vend dhe nivelin e lartë të borxhit publik.
“Vijnë sinjale jashtëzakonisht të këqia nga bota ndërkombëtare, kredia ka ngecur, politikat e Bankës së Shqipërisë nuk kanë dhënë asnjë efekt” u shpreh Beqja.
Ndërsa deputetja Kodheli në hyrje të fjalës së saj deklaroi se risku më i madh i ekonomisë shqiptare është keqfinancimi i parave tona.
“Borxhi publik në vitin 2009 ka qenë 682.5 miliardë, në 2010, 715.5 miliardë, në 2011, 773 miliardë. Në këtë moment borxhi ka kapur 800 miliardë lekët.”- tha Kodheli.
Zyrtarisht, vazhdoi më tej ajo, në 100 lekë në shtëpitë tona, 60 janë hua, nuk janë tonat, ndërsa ka përjashtuar mundësinë se qeveria mund të zgjidhë këtë situatë, duke shtuar se , ajo nuk do dhe nuk mundet ta bëjë këtë.
“Ka një zgjidhje dhe ajo është zgjidhja që do japë Partia Socialiste, ne kemi program për uljen e këtij borxhi, do bashkëpunojmë me FMN dhe institucione të tjera prestigjioze për të vënë në binar këto shifra alarmante, ne do marrim masa për të shlyer borxhin e lartë, do përmirësojmë evazionin fiskal që ka arritur majat, bashkëpunim real me biznesin, vetëm kështu me më pak borxhe dhe më shumë qëndrueshmëri të ekonomisë do ketë ripërtëritje për Shqipërinë”, përfundoi deputetja Kodheli.
Vijon…………..