E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turi mberrin ne etapen e 13-te

Turi i Francës ka mbërritur në etapën e tij të 13-të, Tours-Saint Amand Montrond 173 kilometra e gjatë dhe sërish favorizuese për sprintierët.

Rruga nëpër të cilën do kalojnën çiklistët është në një terren kryesisht fushor, përjashtuar 10 kilometrat e fundit ku është kodrinor. Sllovaku Cavendish ka qenë konstant në këto gara, ndërsa sot duhet patur kujdes sepse mund të përpiqet të fitojë garën dhe të pretendojë për veshjen e një fanele. Pavarësisht se etapa e 12-të u fitua nga Marcel Kittel, fanela e verdhë e liderit vazhdon të mbahet nga britaniku Chris Froome, që ndiqet nga Sagan. Etapa e 13-të transmetohet drejtpërdrejtë në Top Channel duke nisur nga ora 15:35. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›