E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baftjar Dobi, jetë e mbushur me përkushtimin atdhetar

Baftjar Dobi, jetë e mbushur me përkushtimin atdhetar

BAFTJARIKëto ditë u nda nga jetë në mënyrë krejt të papritur një intelektual shumë i spikatur i Gjirokastrës, Baftjar Behaudin Dobi. Ai ka lindur më 7 mars të vitit 1946. Një ditë simbolike, Dita e Shkollës Shqipe. Baftjari ishte pinjoll i familjes Dobi, një prej familjeve më fisnike të parisë së Gjirokastrës, ndaj edhe brumosja e tij intelektuale, do të ishte trashëgimi në shërbim të vendlindjes. Baftjari ishte një nga intelektualët e Gjirokastrës, që gjatë gjithë jetës u përkushtua për të evidentuar dhe mbrojtur vlerat e çmuara kulturore të qytetit muze.
Brenda këtij rrëfimi që uroj të ketë sa më pak pengje për atë që nuk e kemi shkruar për shpirtin e paepur e kaq të kulturuar gjirokastrit të Baftjar Dobit, na shkoi mendja edhe te një ngjarje po kaq e rëndësishme e jetës së tij, edhe pse ajo nuk lidhet me një ngjarje të familjes. Kjo i jep atij edhe një Kurorë tjetër nderi për atë që ka bërë deri tani për vendlindjen e vet. Më saktë, është firma që ai ka hedhur si Sekretar i Forumit të Intelektualëve të Gjirokastrës për pranimin e këtij qyteti në UNESCO. Kam hedhur me mijëra firma në jetën time, – na thotë ai, -edhe tani hedh, ndonëse më pak, por firma që zyrtarizonte pranimin e Gjirokastrës në UNESCO është për mua firma më e paharruar. Këtu nuk ishte fjala vetëm për qytetin tonë, por për mbarë kombin.. Firma jonë u hodh përkrah shkrimtarit të njohur Ismail Kadare..
Edhe në Tiranë, ku Baftjari u jetoi vitet e fundit, ishte nga ata intelektualë që dalloheshin shumë qartë për kontributin e tyre për demokracinë për përparimin e vendit. Edhe pse larg, Bafjtar Dobi jetonte me hallet e qytetit të Gjirokastrës dhe interesohej për të gjithë shqetësimet që ajo kishte, e sidomos me projektet e restaurimit të shumë shtëpive që janë shpallur muze. Vdekja e tij ishte një humbje e madhe jo vetëm për familjen por edhe për të gjithë miqtë kolegët që e kanë njohur nga afër atë.

Jakup Gjoça

****

“PENGU I NJË SHKRIMI

Nga Namik Selmani
Mes pengjeve të panumërt që preken së gjalli apo edhe të atyre që mbeten si çengelë të varur në jetët e atyre që lëmë pas është dhe pengu i shkronjës. Shumë më i dhimbshëm se ai i pasurisë, se ai një shtëpie të munguar, se i një fëmije të martuar, se i një shkolle të pabërë Në disa shkrime kisha shkruar për Baftjar Dobin, një gjirokastriti i mençur, punëtor mirëdashës dhe shumë fisnik.
E nuk kisha mundur që ta botoja një shkrim shumë të gjatë pse jo edhe një libër për të. Jo për të rivalizuar me atë libër dashurie të tij për Gjirokastrën Gjirokastra jonë, por për të nxjerrë atë shpirt të madh të tij, ato rrëfime që të skuqnin fytyrën nga mençuria dhe modestia që kishte.
Para dy ditësh u nda nga jeta. Nuk më kishte rënduar asnjëherë celulari nga lajmi i hidhur që më sillte vëllai i tij Viktori. U nda nga jeta në Itali ku miqtë e tij e kishin marrë përsipër shpenzimet e trajtimin mjekësor. Ishin zonja Kostanza DAgostino, djemtë e shkrimtarit Halil Jaçellari Ilir dhe Edi dhe miku i tij prej shumë vitesh Bujar Xhaferri.
Jo të lehta për tu përballuar në rastet e zakonshme. U nda atje ku ai nuk donte që të ishte. Dorëshkrimi shumëfaqesh më mbeti pa e botuar së gjalli. Se Baftjar Dobi më modest se sa duhej, duhej të gëzonte ashtu si gëzonte ai.. Dhe sot më duhet që edhe foljet e shkrimit ti kthej në kohën e shkuar. Ai nuk është më te tavolina e miqve të rinj e të vjetër. E një njeri të tillë, për besë të fjalës, janë modele që duhet njihen. Nuk është vetëm rrethi i vogël i familjes, por edhe shumë të tjerë bëhen në këtë mënyrë pjesa e dhimbjes së ndarjes, e dhimbjes së humbjes po aq sa bëhen edhe pjesa e krenarisë për ata që e kanë njohur, kanë rrufitur një kafe, e kanë dëgjuar kanë debatuar me të në mënyrën më fisnike. Kur kalova pragun e shtëpisë së Baftjarit që do ti mungojë fizikisht kësaj familjeje, vëllezërve, motrës e sa e sa shokëve iu drejtova shumë natyrshëm mbesës Marklina. Marklina, krenohu se kishe një gjysh të mire, po ai ishte shumë herë mësuesi i shumë njerëzve. Madje edhe imi që prej vitesh edhe pak fshehurazi ia shënoja ato këshilla ato detaje të jetës gjirokastrite që në asnjë vend, në asnjë libër, në asnjë tavolinë nuk i dëgjoja, nuk i mësoja. Aq sa për shumë tavolina edhe unë isha bërë pak gjirokastrit me mendimet e tij. Marklina kishte vendosur që të bënte disa skica për librin tonë të ardhshëm në heshtje e miratoi e, padyshim bashkë me dhimbjen, ndjeu edhe krenarinë e të qenit pjesë e familjes së Dobajve.
Kur para disa vitesh UNESCO-ja e vuri Gjirokastrën në listën e qyteteve më të bukur të njerëzimit, zemra ma donte pak më shumë se herët e tjerat që ta shihja edhe më afër këtë qytet. Të madhështohesha edhe unë që kam shkelur jo shpesh në rrugicat e tij të gurta apo të ngjitem në lakadredhat e udhës drejt kalasë që ka një muze nga më interesantët në Shqipëri e të mos e matja kulturën e statusin e saj aq të lakmuar nga qytete të tjerë në mbarë botën, por edhe të hyja atë degëzim njerëzor që i kishte dhënë frymën këtij qytetërimi kaq të lashtë e të ri. E në këtë meditim njerëzor, po edhe krijues mu fut në përfytyrimin tim Kalaja e Gjirokastrës, herë si një burg i ftohtë ku kalonin ditët-ferr shumë intelektualë të shek. XX për fjalën e tyre të lirë. Por edhe shumë kohë më parë se ato vite. Herë si një vlerë monumentale që do ta kishin zili edhe qytete të tjerë në hartat e tyre turistike një befasi. Si portë prej nga do të lindnin sa e sa këngë, legjenda, gojëdhëna.
E pra, njerëz si Baftjar Dobi janë çelësat më të sigurtë të hapjes së këtyre dyerve që do të na ndjekin në shekuj jo thjesht me mistikën e tyre, me dritën që do të na japin, por edhe me fytyreskuqjen, se nuk kemi bërë dhe aq sa duhet të gjithë dhe veç e veç shumë më tepër për të. Mund të shkruaja edhe më parë për Baftjar Dobin që dhe frymën ia njihja kur më fliste në telefon apo kur rrinte në tavolinë si një kapedan i mençur me miq aq të nderuar se e vetmja dëshirë e parë dhe e fundit që ishte të rrije e ta dëgjoje. Jo për modesti. Kaherë madhështia e thjeshtësia e tij më ka bërë që të vonoj edhe një ditë, edhe një orë, edhe një minutë për të shkruar. Që të jem më i bindshëm. Madje edhe ai e ka atë sedër profesionale në artin e të shkruarit. Edhe pse është invalid me dorën e djathtë para 12 vitesh, ai ka botuar librin e tij Gjirokastra jonë…
Po, po, me portrete kaq të thjeshtë, kaq njerëzorë, kaq të lexueshëm, po edhe kaq madhështorë si të tij, e kuptojmë edhe më qartë se pse është ngjitur në majë kaq të lartë të kulturës botërore ky qytet. Me një kurorë të ndritshme që ai e kishte para se bota e kulturuar tia jepte zyrtarisht një ditë të caktuar, diku në fillim shek XXI e do të thoja me plot bindjen, pa u mëdyshuar se ndonjë opozitë apo ndonjë studiuesi, diplomati, gjykatësi (Gjirokastra është quajtur për më shumë se një shekull me radhë edhe si Qyteti i kadilerëve ose i gjykatësve), historiani, folkloristi, për të thënë të kundërtën e asaj që dua të them e ta mbroj. Ndoshta ishte afërsia kulturore me Çamërinë që u bë sofra e parë e kulturës sime që më ka bërë ta shoh me sytë më të dashuruar këtë qytet apo edhe afërsia me Beratin ku për shumë e shumë vite punoj, pse jo edhe propagandoj ato vlera që kanë të dy qytetet tashmë BINJAKË të Unesco-s.
Baftjar Dobi ka lindur më 7 Mars 1946. Ende ne Shqipëri nuk ishte caktuar 7 Marsi si Dita e Mësuesit. Dita e Shkronjës Shqipe, Dita e Shkollës Shqipe. Të qarat e Baftjarit në atë vit në Gjirokastër e në mbarë Shqipërinë, ende përziheshin me krismat e pushkëve apo me zërat të bukur të analfabetëve që mësonin ndonjë shkronjë të re në kondakët e pushkëve që nuk po qëllonin më apo në ca fletore të vjetra që nuk d

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›