E Martë, 3 Nëntor 2026

Turi në rajon, ministri Hasani vizitë zyrtare në Mal të Zi

Ministri i Jashtëm Igli Hasani zhvillon një vizitë zyrtare sot (18 janar) në Malin e Zi, pjesë e turit të tij në rajonin e Ballkanit. Ministri Hasani do të pritet nga homologu i tij malazez Filip Ivanović në orën 10.00, ku parashikohet edhe një konferencë për media mes të dyve.

Hasani do të takohet edhe me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatovic si dhe zëvendëskryeministrin shqiptar Nik Gjeloshaj.

Gjatë vizitës në Malin e Zi, ministri Hasani do të zhvillojë takime dhe me Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe drejtues të Partive Politike Shqiptare në Mal të Zi dhe deputetë.

Turin në rajonin e Ballkanit ministri i Jashtëm Igli Hasani e nisi më 16 janar nga Kosova dhe më pas në Maqedoninë e Veriut, ku i konsideroi shqiptarët si faktor stabiliteti.

AXHENDA E SH.T.Z Igli Hasani në Malin e Zi sot më (18 janar)

10:00 / Takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, z. Filip Ivanović

11:00 / Konferencë për media e ministrave Hasani – Ivanovic

11:30 / Takim me Presidentin, z. Jakov Milatovic

12:15 / Takim me Zëvendëskryeministrin, z. Nik Gjeloshaj

15:30 / Takim me Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi; Drejtues të Partive Politike Shqiptare në Mal të Zi dhe deputetë:

  1. Faik Nika (Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Mal të Zi),
  2. Nik Gjeloshaj (Alternativa Shqiptare – Kryetar),
  3. Fatmir Gjeka (Partia Demokratike – Kryetar – Minister i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave)
  4. Genci Nimanbegu (Forca e Re Demokratike – Kryetar)
  5. Mehmet Zenka(Unioni Demokratik i Shqiptareve – Kryetar)
  6. Ivan Ivanaj (Lidhja Demokratike Shqiptare – Kryetar)
  7. Saubih Mehmeti (Lidhja Demokratike në Mal të Zi – Kryetar)
  8. Ferhat Dinosha (Unioni Nacional Shqiptar – Kryetar)
  9. Bujar Hasangjekaj (Lidhja Demokratike Shqiptare – Kryetar – Kryetar i Kuvendit të Komunës së Gucisë)
  10. Nikollë Camaj Lidhja Demokratike Shqiptare, LDSH – Deputet në Kuvendin e Malit të Zi)
  11. Ilir Çapuni (Forca e Re Demokratike – Deputet në Kuvendin e Malit të Zi)
  12. Artan Çobi (Alternativa Shqiptare-ASH- Deputet në Kuvendin e Malit të Zi)

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›