Turistë në çdo cep të Gjirokastrës, Dunavati hap portat për vizitorët

Qyteti i gurtë i Gjirokastrës ka zgjuar kuriozitetin e mijëra turistëve gjatë këtij sezoni turistik, të cilët po gjallërojnë jo vetëm pazarin karakteristik me kalldrëmet e gurta, por edhe lagjet e sipërme.
Lagjja Dunavat, ndër më të vjetrat dhe autoktonet e këtij qyteti, është edhe ndër më të veçantat dhe më të bukurat e Gjirokastrës.
“Është hera ime e parë këtu. Një qytet i këndshëm. Pas kalasë madhështore të Gjirokastrës do të shkojmë edhe në Ksamil. Do të rikthehem këtu, sepse më pëlqeu shumë ky qytet. Ka shumë gjëra historike për të parë nga afër,” thotë një turiste e huaj.
“Pashë shumë gjëra interesante dhe do ta sugjerojë Gjirokastrën te miqtë dhe familjarët e mi,” shprehet një turist tjetër.
“Gjirokastra është shumë e këndshme me njerëz shumë të mirë. Shtëpitë e vjetra me arkitekturë unike e bëjnë akoma më të veçantë. Ushqimi është shumë i mirë. Dunavati po më pëlqen shumë,” shton një tjetër turiste.
Vitet e fundit në lagjen Dunavat janë çelur shumë biznese akomoduese dhe restorante, pasi kjo zonë po bëhet mjaft e preferuar nga turistët.
/rtsh.al/