Turistet e huaj ne Shqiperi shijojne traditen folkloristike

Grupi prej rreth 20 vetesh ishte nga Gjermania Hollanda Suedia Danimarka Italia etj. Axhenda e tyre e qendrimit disa javor ishte kombinuar me leksione dhe praktika nen drejtimin e trajnereve por dhe duke bere vizita bashkebisedime me banore te rajoneve te ndryshme madje duke qene dhe pjesmarres ne nje aktivitet folklorik ne veri te Shqiperise.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne sallen e mesimit - nen drejtimin e koreografeve turistet i mesojne shpejt hapat e valleve. Klasa e provave te Asamblit Kombetar te Kengeve dhe Valleve Popullore diku ne qender te Tiranes kishte mysafire te pazakonte. Dy koreografet e njohur te Ansamblit Genc Kastrati dhe Helga Saraci punuan me nje grup turistesh te huaj te cilet deshironi te mesimin e valles tradicionale shqiptare. Nepermjet nje impianti muzikor leshoheshin nje pas nje motivet e valleve te njohura nga rrethi i Matit nga Permeti Librazhdi Kukesi Dardha e Korces etj. Pasi kaluan disa dite me prova valltaret amatore arriten te kapin vecorite e seciles prej tyre duke u perpjekur te mbanin ritmin e levizjeve.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Koreografja Helga Saraci.160Helga Saraci soliste e Ansamblit Kombetar te Kengeve dhe Valleve Popullore thote per DW se pjesmarresit ishin shume kembengules gjate provave. Shumellojshmeria e repertorit ishte e madhe dhe ne kapem interesin e tyre per vallet tona dhe kjo na gezoi dhe na beri qe te japim me shume. Mund te permend vallen dyshe te Kavajes si nje pjese shume tipike e kercyer me mjaft origjinalitet nga koreografi Genci qe u demonstrua dhe nga miqte tane te cilet e ndoqen ne menyren me perfekte.
Birgit nga nje qyteze ne afersi te Frankurtit thote se ka qene dhe dy here te tjera ne Shqiperi dhe interesi ka qene i njejte per folklorin shqiptar. Une pelqej muziken dhe po perpiqem te mesoj te vallzoj. Se dhe kjo me pelqen. Une e kam bere nje gje te tille me pare dhe ne Bullgari Rumani Serbi e Greqi dhe tani ketu ne Shqiperi ndjehem serish e mahnitur nga arti popullor. Vendet e rajonit kane shume te perbashketa dhe te vecanta ne folklorin e tyre. Mua me pelqejne qe njerezit ketu ne Shqiperi e ruajne fondin e tradites e luajne dhe e kercejne duke ja lene brezave njesoj si ne Gjermani. Gjate provave jam munduar te kap gjithcka nga levizjet qe na japin dy trajneret tane Helga dhe Genci. Jane shume te dashur me te gjithe ne jane mesues fantastike- thote Birgit per Deutsche Welle-n.
Wiki Kastner eshte amerikane me origjine por qe jeton dhe punon prej shume viteve ne Gjermani. Edhe ajo ka eksperience nga vende te tjera te rajonit. Kam qene ne aktivitete te ngjashme ne Bullgari dhe Greqi por ketu ne Shqiperi ndjej dicka te re dhe te mrekullueshme. Ne krahas mesimit te vallzimit kemi bere ushtrime dhe per te kenduar polifonine labe qe eshte nje gje e rralle neper bote. Ai kombinim zerash dhe nivelesh eshte fantastik per te percuar tek spektatoret gezimin hidherimin krenarine. do ndjenje njerezore percohet qarte dhe me ngjyren e duhur. shte dicka mahnitese realisht.
Mesimet e kengeve polifonike i jep kengetari i njohur i Asamblit Gramoz Burba. Pjese e programit sipas interesit te grupit ka qene dhe nje cikel leksionesh mbi kostumet popullore nga krahina te ndryshme te vendit e harmozuar me njohurite mbi traditen popullore shqiptare qe drejtoheshin nga prof.dr. Aferdita Onuzi.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Drejtuesi i kursit Cees Hllebrand. Cees Hillebrand nga Hollanda eshte njeri prej inciatoreve te ketij aktiviteti. Ai thote se folklorin shqiptar e ka ndjekur prej dekadash por per fat te keq para viteve 90 te shekullit te kaluar cdo gje e shikonte ne distance pasi vendi ishte i izoluar nga bota e jashtme. Atij i kujtohet nje pjesemarrje shume mbreselenese ne Festivalin Folklorik te Gjirokastres me 2004 qe sipas tij ishte dhe nje ngacmim per ndertimin e projekteve konkrete qe afronin te gjithe ata te huaj qe deshironin te mesonin me shume nga valet e kenget tradicionale shqiptare. Ashtu sic behet dhe ne vendet e rajonit. Ne deshirojme qe nje aktivitet te tille prezantues e performues ta kthejme ne nje tradite te pervitshme ne Shqiperi thote Hillebrand per Deutsche Welle-n
Do te organizohemi dhe do te kthehemi serish ne Shqiperi. Per vitin e ardhshem ne kemi te gatshem nje grup me rreth 35 adhures te foklorit shqiptar nga Zvicra qe deshiroje te vijne ketu. Kerkesa ka dhe organizimi i grupeve tashme eshte me i lehte pasi kemi eksperience por dhe Shqiperia ka ndryshuar dhe eshte bere nje vend i hapur per te huajt per ata qe duan te investojne te jetojne te bejne guida turistike apo qe deshrojne te ndjekin aktivitete te tilla kulturore tradicionale. Kjo strategji ndiqet dhe ne vendet e tjera te rajonit duke harmozuar deshirat qe kane te interesuarit.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Koreografi Genc Kastrati.
Per koreografin Genc Kastrati projekti eshte atraktiv pasi ai ka larmi ne axhende. Jo gjithcka u zhvillua vetem brenda ambjenteve te klases por pjesmarresit paten mundesi qe te ishin vete prezent ne nje aktivitet folklorik thote ai per Deutsche Welle-n P.sh. i derguam ata ne shtepite e banoreve ne Kelmend ne veri te Shqiperise ku ata ndoqen aktivitetin Logu i Bjeshkeve. Ishte nje interesim i jashtezakonshem i tyre per menyren e jeteses e per kulturen e ketyre zonave.
Autor Arben Muka
Redaktoi E. Xhani