E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks Franca kushte Serbise


Wikileaks ka zbuluar informata interesante sa i përket raporteve Francë-Serbi në lidhje me Kosovën. Sipas informatave të fundit që janë publikuar, Franca ia ka bërë të qartë Serbisë se nuk mund të hyjë në BE pa e pranuar pavarësinë e Kosovës.

Në një letër të dërguar nga ambasada e SHBA-së në Bruksel përmendet një raport nga takimi i drejtorëve politikë të Kuintit (Gjermanisë, Francës, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Sekretariatit të Këshillit të Evropës) që është mbajtur më 11 janar 2010, ku Serbia “ishte dekurajuar fuqishëm” në kërkesën e saj që në OKB të fillojnë bisedimet për statusin e Kosovës.

Ambasadori i SHBA-së në BE, Uiliam Kenard kishte thënë se qëndrimi i Francës është po ashtu që në formularin për aplikim të Serbisë detyrimisht qëndron njohja e pavarësisë së Kosovës. Drejtori politik i Francës, Rolan Galarazh kishte thënë po ashtu se Franca WikileaksOlldashi: Autostradat me pagesë “Si të vjedhësh zgjedhjet?” “Urdhëri i Shkëlzenit për Gërdecin” nuk dëshiron një Qipro të re.

Merkel i vendos kushte Serbisë

Kancelarjagjermane, Angela Merkel i ka dhënë Serbisë tri porosi për progres para marrjes së statusit të kandidatit: rezultate në bisedimet me Kosovën, shtrirjen e EULEX-it dhe veprimin në tërë territorin dhe heqjen e institucioneve paralele.

Udhëheqësja e shtetit gjerman, jo shumë erelaksuar, ka folur në mënyrë të hapur gjatë vizitës së saj në Serbi. Ajo ka thënë se nuk ka frikë për asgjë dhe nuk mund të ketë frikë as përveriun.

Sipas saj, politikanët ekzistojnë për të zgjidhur probleme të vështira. Merkel ka treguar se në Gjermani jetojnë rreth 300mijë serbë dhe se shteti i saj e sheh të ardhmen e Serbisë në BashkiminEvropian, por edhe të vendeve të rajonit.

“Gjermania ka pranuar Republikën e Kosovës, kurse Serbia nuk e ka bërë këtë. Në këtë situatë na duhet një progres, rezultate në dialog”, ka thënë ajo.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›