Turistët polakë vëmendje nga Shqipëria

Shqipëria tërheq vëmendjen e turistëve polakë të cilët po tregojnë një interes të lartë për pikat turistike në vendin tonë. Vetëm në muajin qershor Shqipëria është vizituar nga më shumë se 12 grupe me nga 40 persona, të cilët në vizitat gjashtë ditorëshe kanë shijuar qytete të ndryshme dhe sigurisht edhe kryeqyetetin ku interes të madh ka zgjuar xhamia e Tiranës dhe zona e ish-bllokut
"Është vërtet bukur këtu. Ju duhet të jeni shumë krenarë për vendin tuaj. Kam parë shumë bukuri të veçanta në Shqipëri. Është tjetër të dëgjosh dhe tjetër ta provosh vetë një ekperiencë në Shqipëri. Po argëtohem shumë" është shprehur një nga turistët polakë ndërsa na jep përshtypjet e tij për Shqipërinë
Turi gjashtë ditor i turistëve polakë vijon në qytete të tjera si Shkodra, Berati, Kruja duke u ndalur në muzetë dhe monumente kulturore të cilat shërbejnë për ti njohur ato më shumë me historinë e Shqipërisë.