E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkujtohet Sotir Kuneshka, hartoi tekstin e fizikës bërthamore

Profesori i parë që hartoi të parat tekste të fizikës bërthamore dhe hapi të parat laboratorë të fizikës në vendin tonë Sotir Kuneshka është nderuar me rastin e 100-vjetorit të lindjes së tij. Akademikë, intelektualë dhe personalitete të fushës së fizikës kanë nderuar Profesor Kuneshkën duke vlerësuar kontributin e tij në fushën e shkencës.
Sotir Kuneshka lindi në fashtin Boboshticë të Korçës në vitin 1912 dhe vdiq në Tiranë më 1992. Dekani i parë i fakultetit të shkencave të natyrës në mes të viteve 50, ai është një nga figurat më të shquara të shkencës në vendin tonë i cili gjithshtu ka bërë shpjegimin e disa termave të shkencës e të teknikës për hartuesit e fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›