Turistët “pushtojnë” rivierën e jugut, Rama: Brigjet e Jonit, joshje me shikim të parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamje nga plazhet e Sarandës dhe Ksamilit, të mbushura me turistë vendas dhe të huaj, teksa thekson se riviera shqiptare mbetet një ndër destinacionet më të preferuara të verës.
Rama thekson se përveç bukurive natyrore, është edhe mikpritja shqiptare që po tërheq çdo vit e më shumë turistë nga e gjithë bota.
“Turistë nga gjithë bota po shijojnë këto ditë detin e mrekullueshëm, mikpritjen dhe plazhet publike të Sarandës dhe Ksamilit. Shumë prej tyre janë vizitorë besnikë, të tjerët të sigurt që do të rikthehen, sepse brigjet e Jonit janë joshje me shikim të parë dhe e përjetshme”, shkruan Rama.
Rritja e numrit të turistëve gjatë muajve të verës është kthyer në një tregues të qartë të zhvillimit të sektorit të turizmit, i cili mbetet një prej prioriteteve të qeverisë.
/rtsh.al/