Turistja ukrainase mbytet në det, vajza hyn ta shpëtojë por s’ia del dot

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, kur një turiste ukrainase është mbytur në det ditën e sotme. Ukrainasja, pasi ka hyrë në det ka hasur në vështirësi për shkak të dallgëve. Duke parë të ëmën duke luftuar me dallgët, në det ka hyrë edhe vajza për të shpëtuar nënën e saj.
Sipas korrespondentes së RTSH-së, pasi vajza ka hyrë në det për të shpëtuar nënën e saj ka rrezikuar edhe veten.
Më pas ka ndërhyrë një shtetas që punonte si rojë bregdetare duke i nxjerrë në breg me shenja jete.
Megjithatë, gruaja ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës ndërsa vajza gjendet ende në kushte të rënda shëndetësore.
/rtsh.al/