E Diel, 1 Nëntor 2026

Turizmi, PS, Baraj: Do ngremë inspektoriatin kombëtar të pastrimit

TIRANE - Partia Socialiste akuzon qeverinë se ka dështuar me sektorin e turizmit dhe bën publike strategjinë e qeverisjes socialiste nëse fiton zgjedhjet e 23 qershorit.

”41 ditë kanë mbetur nga dita kur shqiptarët me votë do të largojnë kryeministrin e dështuar. ..Sot Shqipëria është vendi unikal ku peizazhet janë degraduar. “- tha Besnik Baraj në një prononcim nga selia PS në kuadër të nismës 100 arsye për të larguar Berishën.

Për PS mbrojtja e mjedisit do të jetë parësore dhe objektiv është krijimi i inspektorati kombëtar i pastrimit që do të mundësojë një Shqipëri pa plehra brenda mandatit të parë qeverisës. Do të nisin një aksion për pastrimin e Shqipërisë nga mbetjet. Do pastrojmë pyjet dhe lumenjtë, do ndalojmë derdhjen e ujrave të zeza në det dhe lumenj.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›