E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Elbasan: Biznesigjenerator i vendeve të punës

ELBASAN- Biznesi është promotori i zhvillimit ekonomik të vendit dhe gjenerator i krijimit të vendeve të reja të punës. Kështu është shprehur kryeministri Sali Berisha, gjatë një takimi me sipërmarrësit në Elbasan. Kreu i qeverisë ka theksuar sërish se papunësia në vend është ulur, ndërkohë që vendet e tjera kanë regjistruar rritje për shkak të krizës.

“Filozofia jonë mbeshtet binzesin që të krijojë vende pune. Shteti nuk mund të bëjë po aq mirë atë që bën sipërmarrja. Ndaj ne i kemi besuar biznesit si gjenerator i vendeve të punës. Është një lehtësim i madh që gjatë vitit 2012 u krijuan vende pune të cilat ulën papunësinë, kur në vend të tjera u dyfishua. Kjo është meritë e biznesit. Jeni përballur me vështirësi, por kjo qeveri ka besim absolut se ky vend zhvillohet duke zhvilluar biznesin, se shqiptarët pasurohen duke fuqizuar binzesin, tha Berisha.

Më tej, Berisha u tha biznesnëve se paketa e uljes së taksave, vazhdon edhe më tej për të krijuar një klimë sa më të favorshme për biznesin.

“Programi ynë ka pasur qëllimin më madhor të bëjmë gjithçka për uljen e taksave dhe për t'u përpjekur për të ofruar shërbime më të mira. Kjo filozofi arriti të funskionojë që në këtë kohë shtrëngate ekonomike, shtrëngate të paparë, anija e këtij vendi të vogël nuk u përpas me shkëmbinjtë. Komisioni Europian shpalli se Shqipëria është një nga katër vendet jashtë BE që pati rritje ekonomike dhe mes tyre", tha kreu i qeverisë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›