E Hënë, 2 Nëntor 2026

Turizmi “blu” në Sarandë – 109 mjete të vogla lundrimi në shërbim të turistëve

Skafet turistike ka kohë që shihen të shkëputen nga limani i Sarandës, me grupe turistësh në bord, që kryesisht janë të huaj.

Drejtues të skafeve thonë se ata i kanë ndezur motorët, jo vetëm tani në prill, por qysh në mars e më herët akoma.

Një prej operatoreve të guidave lundruese, thotë se sidomos tani në prill daljet në udhëtime turistike janë aq të kërkuara, sa atyre u duhet të punojnë me dy turme për rezervim udhëtimesh, duke çuar turistët në jug dhe në veri të Sarandës.

“Dita ditës po shohim një fluks më të madh”, u shpreh operatorja turistike, Blerina Proj.

Skafistët tregojnë se këtë verë po i kushtojnë më shumë rëndësi lundrimit të sigurt, ndërkohë që ofrojnë kushte më rehatshme në udhëtim. 

Ndërkaq, drejtuesit e skafeve presin nga strukturat shtetërore, që të bëjnë ndarjen e vendeve të ankorimit të mjeteve turistike nga ato të peshkimit.

Sipas burimeve bashkiake, flota e mjeteve të vogla të lundrimit, shkon në 109, nga të cilat 58 janë motorë uji dhe 51 skafe turistike.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›