E Diel, 1 Nëntor 2026

Turizmi në Gjirokastër, 15% më shumë vizitorë nga viti i kaluar

Gjirokastra, një prej destinacioneve më të rëndësishëm te turizmit historik dhe kulturor, sipas burimeve zyrtare , është vizituar te paktën 15% më shumë se vitit i kaluar që do të thotë rreth 25 mijë vizitorë. Të dhënat i referohen zyrës së Informacionit Turistik te Bashkise, por nuk jane plotesisht te sakta.

Nderkaq Zyra qe grumbullon ankesat e turisteve dhe monitoron standartet e sherbimit ndaj tyre ben me dije se ankesat jane shume te ngjashme me ato qe u drejtuan vitin e kaluar, gje kjo qe kjo tregon se jane bere pak perpjekje per permiresime.
 

I vetmi sektor qe ka njohur nje lloj permiresimi, pohojne turistet, eshte infrastruktura rrugore, megjithate ata ankohen per vonesa dhe ndalesa te shpeshta te mjeteve te trasportit public, çka zgjat kohen e udhetimit te tyre.
 

Nga ana tjeter kete vere eshte vene re mungese ne kapacitetet njerezore qe siguruan sherbimet ndaj turisteve si ne hotele bare e restorante. Ne Gjirokaster megjithese pretendohet per turizem gjithevjetor, vihet re se turizmi eshte plotesisht sezonal.
 

Kete vere, Gjirokastra eshte vizituar nga nje numer i madh turistesh ditore, te cilet kane ne itinerarin e vizites se tyre rrugetimin Korfuz - Sarande - Butrint - Gjirokaster dhe kthimin, por shifra nuk eshte asnjehere e qarte pasi ne asnje pike kufitare nuk grumbullohen te dhena mbi destinacionet qe vizitohen nga turistet.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›