Mourinho: Disfata nga Dortmundi, e parëndësishme

Jose Mourinho nuk beson se disfata nga Borussia Dortmund do të ndikojë në shanset e skuadrës për t`u kualifikuar në rundin e ardhshëm eliminator.
“Ne e humbëm ndeshjen, por nuk është dramatike. Ne jemi në një grup serioz, nuk është shaka. Nuk është e kënaqshme, por ne jemi të dytë”.
“Ne tani kemi gjashtë pikë dhe kemi dy ndeshje në shtëpi dhe është e arritshme për të mbledhur pikët e nevojshme për t`u kualifikuar në rundin e 16-tëshes”.
“U kam thënë lojtarëve se ata do t`i shënonin golat e tyre në kundërsulme, dhe kështu ndodhi. E kam ditur se ata do të gjejnë hapësira vetëm në lojën tranzicionale. Kishte shumë presion dhe ishte vështirë të gjejmë ekuilibrin. Kishte disa mundësi dhe pak krijime”, ka thënë portugezi.