E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turizmi në Sarandë, Bashkia: Do hapim plazhe publike

Rehabilitimi dhe zgjerimi i plazheve publike ka qenë tema kryesore e diskutimit mes këshilltarëve të të gjitha forcave politike në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak në Sarandë.

Në relacionin e paraqitur bëhej me dije mënyra sesi do të procedohet në zgjerimin e plazheve, ndërkohë që këshilltarët kanë shprehur fillimisht skepticizëm mbi projektin menaxhues së sipërfaqeve të plazhit. Kreu i
Shërbimeve në Bashkinë e Sarandës, Agron Tepelena, thekson se ky institucion do të marrë përsipër menaxhimin e plazheve publike me vendosjen e shezlloneve kundrejt çmimeve konkuruese në raport me plazhet private.


Fryma e krijuar në debatin e radhës mes këshilltarëve të majtë e të djathtë, kishte për qëllim të standartizonte në niveline europiane plazhet publike, duke i pajisur ato me mjetet e duhura dhe kushte të përshtatshme higjeno-sanitare. Bashkia nga ana e saj, së shpejti pritet të instalojë edhe tualete në të gjithë hapësirën e plazheve publike, një problem mjaft i mprehtë për sezonet e shkuara që pritet të marrë zgjdhje së shpejti.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›