Turizmi në Zogaj e Shirokë, miniporte e sporte me kanoe
FUSHE-KRUJE- Lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë, përveç bllokimit të rrugës kryesore të qytetit të Fushë-Krujës dhe rëndimit të trafikut, ka sjellë ndotjen e ambientit. Kjo situatë ka sjellë shqetësimin e banorëve, të cilët kërkojnë të ndërhyhet, pasi ajri që ata thithin është tejet i ndotur. Sipas nënkryetarit të kësaj Bashkie, Dashamir Çela, FushëKruja është një nga qytetet më të ndotura. Kjo situatë nuk është krijuar për faktin se qyteti nuk mbahet pastër nga ana e Ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit, por për shkak të mbipopullimit nga ana e makinave të tonazheve të rënda. Sipas përllogaritjes sonë, në ditë kalojnë të paktën 330 kamionë me materiale inerte, u shpreh Çela. Sipas tij, Policia Rrugore nuk ndërhyn për kontrollin e këtyre mjeteve, që lëvizin në mënyrë të parregullt në Fushë-Krujë dhe ndotin qytetin. Një problem për qytetin tonë është edhe Fabrika e Çimentos së Fushë-Krujës, e cila nuk zbaton anën teknike sipas kontratës, duke ndotur ambientin. Në shumë raste kemi kërkuar që të vihen edhe matjet për ndotjen nga ajo, por deri tani nuk na është vënë asnjëherë në dispozicion. Megjithatë, ne kemi kryer studimin për eliminim e kësaj ndotjeje, ku kemi planifikuar ndërprerjen në qytet të mjeteve të tonazheve të rënda për të kaluar nga Unaza e qytetit. Ndërsa, me kontrollet që kemi ushtruar ne si Bashki, jemi përpjekur që mjetet që lëvizin me inerte të jenë të mbuluara të paktën, u shpreh nënkryetari i Bashkisë së Fushë-Krujës. r.n