E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Turizmi në qytetin e Krujës, vizitorët interes për historinë dhe traditën

Qyteti i Krujës si kurrë më parë gumëzhin nga turistët . Rrugët e kalldrëmta të pazarit karakteristik të Derexhikut”, dyqanet e shumta të suvenireve dhe ngjyrat e antikuarëve e bëjnë këtë qytet edhe më të gjallë.  

Dëshira Masha është një ndër endëset e njohura në Krujë e cila prej 45 vitesh ushtron këtë profesion.

Ajo na tregon prodhimet artistike nga duart e saj dhe thotë se të tilla profesione sot në qytet po harrohen.

Mbi 35 mijë vizitorë e kanë parë Krujën nga janari e deri në muajin qershor. Këtë vit turistët aziatik nga Kina, Indonezia dhe Japonia kanë preferuar të vizitojnë kalanë dhe muzën.

Vizitorët kanë shprehur më së shumti interes për historinë e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotin , historinë dhe traditën krutane.  

Gazetar Norel Zaimi

/RTSH/            

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›