Turizmi rural në Këlcyrë- Mungesa e tabelave orientuese dhe informuese përbëjnë problem

Turizmi është një ndër sektorët që po zhvillohet me ritme të shpejta në të gjitha bashkitë e qarkut të Gjirokastrës. Janë zonat rurale që po marrin një vëmendje të shtuar nga vizitorët vendas dhe të huaj. Sipas Nënkryetarit të Bashkisë Këlcyrë Riza Allamani për të zhvilluar turizmin rural kërkohet më tepër bashkëpunim nga ana e operatorëve turistik.
“Duhet të përmirësojmë guidat turistike për turizmin malor dhe drejtuesit që të udhëheqin ata. Të evitojmë ndodhitë e pakëndshme për turistët”, tha ai.
Ndërkaq Allamani ka një thirrje ndaj të gjithë atyre që janë pjësë e ofrimit të shërbimeve për turistët.
“Shërbimi ndaj turistëve ka ardhur koha të ndryshojë, duhet të futen metoda të reja që tërheqin turizmin dhe naga ana kulturore dhe etike të porezantimit të produkteve tona”, shtoi ai.
Pavarësisht punës që është bërë dhe po bëhet nga qeveria ,pushteti lokal dhe vete iniciativat e banorëve përsëri ka problematika që kërkojnë zgjidhje emergjente në këtë drejtim siç janë tabelat orientuese dhe informuese në zonat rurale apo drejtë destinacioneve turistike.
/RTSH/