Pushuesit zgjedhin plazhet e Lukovës, ujërat e pastra dhe natyra, arsyet kryesore

Muaji gusht e ka gjetur plazhin e Lukovës duke pritur pushues të shumtë nga mbarë bota.
Ujërat e pastra të këtij plazhi, natyra pothuajse e pa prekur nga dora e njeriut mbeten arsyet kryesore se përse zgjidhet për t’u frekuentuar.
Ka shumë prej atyre që e frekuentojnë për herë të parë plazhin e Lukovës dhe ndajnë mendimet e tyre për ujin, vendin dhe shërbimin.
Plazhi i Lukovës i cili gjendët vetëm 71 kilometër larg qytetit të Gjirokastrës mbetet një ndër plazhet që ofron qetësi dhe relaksim për të gjithë pushuesit.
Gazetare: L. Koçiu
/rtsh.al/