E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turizmi, shoqata zviceriane promovon Shqipërinë

Maksimizimi i vlerave kulturore dhe turistike i qyteteve muze në vendin tonë ishte tema e konferencës kombëtare e organizuar prej organizatës zvicerane SCP. Kordinatorja e këtij projekti Vera Xhokaxhi u shpreh se pritet që ky projekt të përfundojë në vitin 2011. Projekti i nisur përfshin një sërë qytetesh si Shkodra, Berati, Korça Saranda apo Ulqini dhe ka si qëllim të nxjerrë sa më në pah vlerat e veçanta të këtyre qyteteve që do të ndikojnë në aspektin turistik.
"Bashkëpunimi me pushtetin vendor është një tjetër shtysë për realizimin e këtij projekti", u shpreh Xhokaxhi. Disa prej qyteteve që përfshin ky projekt janë të mbrojtura prej organizatave botërore për shkak të vlerave të mëdha historike e kulturore që përçojnë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›