Turizmi shqiptar zbret në Panairin e Madridit
E ndërkohë që në Shqipëri Turizmi i kaloi ministrisë së Ekonomisë, duket se puna e Agjencisë Kombëtare të Turizmit vazhdon nëpër panairet ndërkombëtare, për të tërhequr sa më shumë turistë në sezonin e këtij viti. Drejtoresha e këtij institucioni, Julinda Dhame në krye të një stafi të vogël të agjencisë po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar FITUR Madrit 2015 që zhvillohet në datat 28 janar – 1 shkurt 2015. “Për gjatë këtyre ditëve të këtij panairi, stenda e Shqipërisë po vizitohet nga turë operatorë të ndryshëm, të cilët po shfaqin interest të lartë për të përfshirë vendin tonë në paketat e tyre turistike” thuhet në njoftimin për shtyp të Agjencisë Kombëtare të Turizmit.
Janë edhe shumë turë operatorë shqiptarë që kanë shkuar në Panairin e Madridit për të prezantuar projektet e tyre turistike të verës dhe dimrit në Shqipëri. SHumica e tur-operatorëve shqiptarë, prezantohen në këtë panair me paketa të plota rajonale.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
