E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turkish Airlines, 6 çmime për agjensitë e promovimit

Të apasionuarit pas udhëtimeve ose udhëtarë të rastit, kanë gjetur 99 mundësi destinacionesh vetëm nga Turkish Airlines. Ndër kompanitë më të mira të fluturimeve në botë, Turkish Airlines u ka ofruar mbi 35 milion njërëzve kënaqësinë e një udhëtimi komod, shijen e ushqimeve tradicionale dhe shërbimin optimal.

Duke falenderuar agjencitë më të mira të udhëtimeve, me 6 çmime përkatëse, drejtori i Turkish Airlines, Sedat Shimshek, në takimin e organizuar shprehu angazhimin e kompanisë në vazhdim.

Kompania Turkish Airlines nderoi me 6 çmime agjencitë, që e kanë promovuar më shumë këtë kompani. Çmimet mbanin këto tituj: Agjensia më e mirë nën- IATA, promovimin më të madh për Turkish Airlines, shitjet më të shumta me destinacion Amerikën, për Europën, Lindjen e Largët dhe për shitjet më të larta në vitin 2012.

Gjithashtu si pjesë të shpërblimit për agjencit, Tuirkish Airlines, ofroi 3 udhëtime për fitueset e shorteut. Duke treguar përkujdesje jo vetëm ndaj punojëse, por edhe për klientët, Turkish Airlines, tregon se mbetet ndër kompanit më të mira në botë përmes suksesit të vazhdueshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›