E Diel, 1 Nëntor 2026

Turkish Airlines e ndryshon “Priština” në “Prishtina” pas ankesës së Ambasadës së Kosovës në Berlin

PRISHTINË, 3 korrik/ATSH/ Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka bërë të ditur se kompania ajrore Turkish Airlines ka korrigjuar emërtimin e destinacionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” në versionin gjerman, duke e ndryshuar nga “Priština” në “Prishtina”.

Ai tha se ky ndryshim dëshmon se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive mund të sjellin rezultate konkrete në korrigjimin e pasaktësive lidhur me emërtimin e Republikës së Kosovës dhe qyteteve të saj.

Ajeti dhe ambasada që ai udhëheq u kanë bërë thirrje qytetarëve që, nëse hasin institucione apo kompani gjermane ku Republika e Kosovës ose qytetet e saj nuk paraqiten në mënyrë korrekte, të njoftojnë përmes adresës elektronike embassy.germany@rks-gov.net, duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, në mënyrë që këto raste të adresohen dhe të korrigjohen.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›