E Diel, 1 Nëntor 2026

Turma njerëzish drejt tortës, humbin 4 fëmijë, një gruaje i bie të fikët

Dita e djeshme solli plot gëzim por edhe rrëmujë, sidomos në qendër të kryeqytetit, pak para se të pritej torta e Pavarësisë. Qindra njerëz u vërsulën për të provuar tortën, duke krijuar rrëmujë e incidente, por pa pasoja të rënda. Gjatë orëve të gjata të festimeve policia disa herë ka njoftuar me altoparlantë humbjen e 4 fëmijëve në turmën e njerëzve. Fëmijët e moshës 4-5 vjeçare ishin shkëputur nga sytë e prindërve dhe kishin humbur në turmën e pafund të njerëzve që mbushën sheshin para Teatrit të Operas dhe Baletit. Prindërit u njoftuan nga punonjësit e policisë të cilët lajmëruan gjetjen e vogëlushëve të vegjël. Më pas të gjithë u rreshtuan në pritje për të ngrënë tortën, u vërsulën drejt saj me tasa nëpër duar, duke u shtyrë me njëri-tjetrin aq sa disa prej tyre humbën ndjenjat nga afiksimi dhe përplasja e pa qëllimtë. Por këto imazhe që sot qarkullojnë në internet, bëjnë apel për reflektim, sepse përtej përbuzjes dhe talljeve që mund të dëgjojmë për këta njerëz, e gjitha kjo së brendshmi flet për varfëri. Varfëri në sofrat dhe shpirtin e këtyre shqiptarëve, që ndërsa i sheh, të bëjnë të mendosh sikur kurrë më parë nuk kanë parë apo provuar një tortë të tillë, dhe që tentojnë të ruajnë copa edhe për të nesërmen. Këto imazhe duhet të fotografohen në mendjen e politikanëve tanë, të cilët nuk mund të mendojnë se e ngopën dhe ëmbëlsuan urinë e shqiptarëve me një ditë. Ushqimi, puna, strehimi janë kërkesa të përditshme për shumë qytetarë shqiptarë…

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›