Rama Nishanit U shkel protokolli shteteror per 100 vjetorin e Pavaresise

Një dite pas festes se 100 vjetorit, kreu i Partisë Socialiste i drejtohet me një letër publike Presidentit te Republikës Bujar Nishanit, duke renditur dy momente, te cilat Rama i quan “një zhvillim te paprecedent ne historinë e institucionit qe jeni ngarkuar te përfaqësoni’.
“U fye kryeqyteti i pavarësisë, Vlora”, shkruan Edi Rama kur, ndërsa i drejtohet presidentit me këto fjale; “Ju duhet të ofronit në Vlorë drekën zyrtare - siç kanë bërë tradicionalisht të gjithë paraardhësit Tuaj, të cilët edhe në drekën e djeshme ishin në krah të kryebashkiakut të Vlorës në respekt të traditës e të protokollit. Por Ju e shpërfillët Protokollin e Shtetit dhe ikët nga Vlora pa e kryer detyrën Tuaj si President i Republikës.”
Kryesocialisti ka nënvizuar edhe një tjetër moment ne pritjen e Pallatit te Brigadave kur sipas tij është shkelur protokolli. Ne letrën e tij publike Rama shkruan: “I latë të ftuarit t'Ju prisnin më shumë se një orë në këmbë, pa patur as kujdesin t’u paraqisnit paraprakisht përmes protokollit Tuaj një ndjesë të thjeshtë formale, me një arsye çfarëdo për vonesën. Pastaj e shkelët fare kur i’a latë foltoren ekskluzive të kreut të shtetit shqiptar një zotërie pa lidhje, ose më saktë një të huaji që ka lidhje vetëm me Partinë Demokratike”