E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turperohet Juventusi mposhtet nga Palermo

Zonja e Vjeter eshte turperuar para tifozeve te vet duke u mposhtur nga Palermo me rezultat 1-3 ne takimin e fundit te xhiros se katert te Serie A.

Mysafiret kaluan shume heret ne epersi 2 kur pas nje aksioni te Ilicic dhe Pinilla ky i fundit goditi ne porte ndersa topin e kthyer nga portieri Storari e shfrytezoi Javier Pastore per tua dhene epersine sicilianeve.

Ne pjesen e dyte ishin serish mysafiret ata qe shenuan. Kete radhe Storari mbrojti goditjen e Pastores por jo edhe ate te Josip Ilicic 62.

Pese minuta pa perfunduar koha e rregullt e takimit Cesare Bovo shenoi nje gol te bukur nga gjuajtja e lire per ti dhene fund dilemes per fituesin.

Golin e nderit per vendasit e shenoi Vincenzo Iaquinta pas nje krosimi te Mottas 87.

Pas xhiros se katert Juventusi mban vendin e 15-te me kater pike po aq sa ka Palermo nje vend me poshte.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›