E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet sot komisioni hetimor per masakren e Tivarit

Do te mblidhet per here te pare komisioni per te hetuar ngjarjet e Tivarit. Lajmi behet i ditur ne faqen zyrtare te Kuvendit ku theksohet se mbledhja do te zhvillohet ne sallen e Byrose se Kuvendit ku do te shqyrtohen te gjitha faktet rrethanat dhe pergjegjesite e masakres se Tivarit te ndodhur ne vitin 1945.
Komisioni aktualisht ka pjesemarrjen e deputeteve te maxhorances pasi opozita ka deklaruar se do ta bojkotoj ate. Megjithate demokratet jane te vendosur te zhvillojne kete hetim parlamentar duke e shtrire verifikimin edhe jashte Shqiperise me ane te mbledhjes se deshmive edhe nga personat me qendrim jashte Shqiperise.
Nderkohe maxhoranca ka paralajmeruar se ish-presidenti Ramiz Alia do te jete nje nga deshmitaret e pare qe do te thirret te deshmoje para Komisionit Hetimor Parlamentar per Masakren e Tivarit. Gjithashtu ky komision pritet te kete bashkepunime gjate punes me parlamentin maqedonas te Malit te Zi dhe Kosoves.
Komisioni Hetimor per Masakren e Tivarit ishte nje iniciative e kryeministrit Berisha i cili akuzoi publikisht per genocid ne kete ngjarje ish-presidentin Ramiz Alia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›